Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora bëri që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo teksa po largohej nga hoteli i saj në New York, ajo ishte e veshur shumëgjyrëshe, derisa ish-i dashuri i saj, Andrew Watt u pa krah saj.
Rita Ora dhe Andrew Watt vet e konfirmuan ndarjen në tetorin e vitit të kaluar, por në fillim të këtij muaji u raportua se ata janë ribashkuar përsëri, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info.
Duket se Rita Ora dhe ish-i dashuri i saj kanë rifilluar romancën, pasi muzikanti të hënën u pa duke u larguar nga hoteli ku po qëndronte Rita më pas doli edhe ajo.
Këngëtarja, 28 vjeçare, mori vëmendjen e veshur me kostum shumëngjyrësh, teksa po largohej nga hoteli.
Së fundi, Rita kishte qenë tepër e thyer kur u nda nga aktori i “Hollywood-it”, Andrew Garfield, 35-vjeç.
Ndryshe, Rita Ora gjatë ditës së djeshme ka performuar në “The Today Show”, ku këndoi hitin e saj “Only Want You”. /arbresh.info/
Vdekja e Anton Berishës, Pacolli ngushëllon familjarët dhe m...
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna ...
Kolona në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presi...
Detaje të reja për rastin në Mal të Zi
Aksidenti i rëndë i mori jetën 24-vjeçares, policia arreston...
Luftë, vrasje, tensione dhe katastrofa, ngjarjet që tronditë...