Rita befason të gjithë me veshjen e saj

23:47 | 26 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Rita Ora pos këngës është edhe njëra prej këngëtarëve më të përfolura edhe për stilin e saj.

Ajo është unike dhe këtë e tregon në shumicën e daljeve të saj publike, ku ajo bëhet lajm në shumicën e mediave perëndimore.

Derisa gjatë Oscars ishte përfolur për fustanin e saj të bukur dhe paraqitjen elegante, sot Rita është dukur krejtësisht ndryshe me pamjen e saj të re, transmeton GazetaExpress.

Rita ka pasur të veshur një xhemper të Tupac si dhe pantallona të gjerë, një veshje tipike kjo për repereje.

E tillë edhe dukej, tamam si një këngëtare edhe e këtij zhanri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme