Google ADS

Rita: Albumi do t’i ketë disa këngë të padëgjuara dhe disa hite

09:51 | 23 Tetor 2018
A. B.

Rita Ora është një ndër këngëtarët më të famshme shqiptare në botë.

Bukuroshja shqiptare ka dhënë një intervistë për televizionin e njohur të muzikës, MTV, ku ka treguar për disa plane të së ardhmes si dhe ka folur rreth albumit që do ta publikojë në nëntor, përcjell portali arbresh.info

27-vjeçarja ka zbuluar se është duke punuar në albumin e ri, ku do të përfshihen disa këngë që tashmë i ka publikuar, por edhe disa sosh të padëgjuara.

“Jam duke punuar shumë në albumin tim më të ri. Do të ketë këngë të reja të padëgjuara, por edhe disa që tashmë kanë arritur suksese. Jam e lumtur me punën që kemi bërë si ekip”, ka pohuar Rita për MTV-në.

Ajo së fundi kishte marrë pjesë në një koncert në shtetin e Gjibraltarit teksa në disa raste publiku ka kënduar së bashku me këngëtaren tonë dhe u argëtua pa masë sepse Rita gjithmonë ndez atmosferën kudo që ndodhet.

https://youtu.be/cScBm54C43I

Ndryshe, Rita ka paralajmëruar se do të mbajë edhe disa koncerte gjatë këtij viti në Amerikë si dhe mbarë Evropën. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme