Google ADS

Rina vjen e zjarrtë në fustanin e kuq dhe flokët blu

17:43 | 8 Shtator 2019
Arbresh Info

Reperja shqiptare, Rina Balaj, ka zgjedhur Turqinë për të pushuar.

Duke pasur parasysh se muajt super të nxehtë të verës ajo ka qenë e angazhuar me mbrëmje muzikore e duke punuar edhe për këngë të reja, shtatorin e ka rezervuar për t’u argëtuar për vete.

Mirëpo fansat nuk i ka lënë të ndihen të harruar pasi nga atje ka publikuar foto të ndryshme. Në një prej tyre i ka treguar linjat e veshur me fustan të shkurtër.

Rina së fundi ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, nga kuq në të kaltër, e duket se këngëtarja ka vendosur të provojë të gjitha ngjyrat.

Rina gjithashtu ka shtuar në trupin e saj edhe një tatuazh, një flutur poashtu të kaltër, me të cilën po i përshkruan edhe shumicën e fotografive që po poston së fundi.

Ndoshta Rina po bën gati një projekt të ri, me gjithë këto ndryshime./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme