Google ADS

Rina uron Vitin e Ri me një pozë nga shtrati me Sin Boy

11:04 | 1 Janar 2020
A. B.

Çdo ditë e më shumë po intensifikohen spekulimet lidhur me romancën e Rina Balajt me Sin Boy.

Ka kohë që janë përhapur thashetheme se dyshja e hip-hopit është në lidhje, ndërkohë që ylli nga Kosova ka vazhduar të postojë fotografi në krah të të dashurit të pretenduar.

Edhe në urimin për Vitin e Ri, Rina është shfaqur në një fotografi të përbashkët me Sin Boy, të cilën e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram.

Në këtë publikim dy këngëtarët duken mjaft të disponuar, ndërsa në përshkrim shkruan thjesht: “Urime Viti i Ri 2020”.

Kujtojmë që ditë më parë, Rina Balaj dhe Sin Boy publikuan bashkëpunimin e tyre të ri me titull “Meditereth”.

 

View this post on Instagram

 

Urime viti ri 2020????? @isyourboysinboy

A post shared by Rina (@isyourgirlrina) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme