Rina bëhet flokëkuqe

20:10 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Reperja e re, Rina Balaj, vazhdon të mbetet një emër shumë i përfolur në mediat vendore.

Ajo është shumë aktive me projekte të reja, ndërsa nuk mungon edhe nëpër koncerte.

Rina e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, reperja ka bërë të ditur për fansat ndryshimin e ri drastik në pamjen e saj.

Ajo i ka lyer flokët në të kuqe, duke marrë krejt pamje tjetër nga ajo e zakonshme si zeshkane.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve lidhur me ndryshimin e saj të ri nuk kanë munguar.

 

https://www.instagram.com/p/Bvog7H4hoC8/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme