Rina Balaj së fundmi ka dhënë një intervistë për Prive, teksa ka folur gjerë e gjatë për të gjitha, pa doreza.
Asaj iu kërkua të listonte tre artistë të nënvlerësuar, ku nuk hezitoi të mbështeste artistë të rinj kurse te të mbivlerësuarit, veçoi një prej kolegëve.
U shpreh gjithashtu se në Shqipëri ka shumë këngëtarë të nënvlerësuar.
“Rrugës kur po vija këtu, dëgjova një këngë të Mak Zogaj, mendoj që ka nevojë për më shumë mbështetje. Tjetër…Bejta është i nënvlerësuar, ndoshta ngaqë është ende në fillim, njerëzit s’e dinë ç’do të sjellë, por mendoj që ka shumë për të dhënë… tjetër s’po më kujtohet për momentin… unë”, tha ajo.
Reperja nga Istogu theksoi: “Të mbivlerësuar, mendoj që Butrint Imeri është i mbivlerësuar”.
Pavarësisht asaj, Rina që nga fillimi ka një stil të njëjtë të të interpretuarit dhe shumë unik.
Ajo këtë vit ka qenë tejet e angazhuar me këngë të reja e bashkëpunime.
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...