Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj prej kohësh është zhvendosur në Greqi atje ku po jeton dhe punon për projekte të reja bashkë me partnerin e saj, Sin Boy.
Rina e cila ka kohë që nuk ka mbajtur koncert në Kosovë, këtë e ka bërë në Greqi ku bashkë me shumë emra të njohur atje është bërë pjesë e një festivali.
Artistja e shumë hiteve ka shkëlqyer me paraqitjen dhe performancen atje, ndërsa së fundmi edhe ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram.
“Zhytur në kristale swarovksi”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve.
Për këtë paraqitje, Rina zgjodhi të shfaqej e veshur me një veshje dypjesëshe me ngjyrë të gjelbër me shkëlqim të cilën e përshtati me çizme të gjata me të njëjtën ngjyrë, ndërsa shtoi edhe një palë syze, shkruan telegrafi.
Krahas këndimit, Balaj mori vëmendjen e publikut edhe me linjat joshëse të trupit teksa dukej mahnitëse.
Rinës në skenë iu bashkua edhe reperi Sin Boy me të cilin përveç që është në lidhje, dyshja numërojnë edhe disa bashkëpunime që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...