Rina Balaj po shijon pushimet dimërore në Stamboll

21:00 | 22 Janar 2021
A. B.

Ajo është artistja shqiptare që ka arritur për pak kohë të marrë vëmendje të madhe nga publiku.

Është ajo Rina Balaj, e cila përmes interpretimeve të këngëve dhe mbrëmjeve muzikore, ka zënë vend në estradë, shkruan portali arbresh.info

Derisa kohëve të fundit ka paralajmëruar projektin e ri, Rina ka zgjedhur t’i bëj disa ditë pushimi në Stamboll të Turqisë.

Reperja ka postuar fotografitë e videot e para, me të cilat tregon se po e shijon në maksimum qëndrimin.

Rina po duket tejet me stil e veshur me një xhaketë me ngjyrë neoni dhe pantallona rozë, të kombinuara me një palë çizme e syze.

“Jeta e shkurt o’ per lot”, shkruan Rina.

“Zjarr” ndër të tjera mbetet hiti saj i fundit, që është pëlqyer në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së saj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme