Tanimë që është rikthyer në rrjetet sociale, reperja nga Istogu, Rina Balaj, ka publikuar fotografi e video të ndryshme gjatë momenteve të përditshmërisë.
Kohë më parë, ajo tregoi se i detyrohet të gjithë ndjekësve të saj një sqarim se pse u largua nga Instagrami dhe këtë e bëri me pretekstin se rrjetet sociale janë ‘fake’ dhe se ato shkaktojnë urrejtje në mes njerëzve, shkruan portali arbresh.info
Rina së fundi ka postuar një fotografi në llogarinë personale, Instagram, gjersa shfaqet duke i dhuruar një puthje Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Agustin Gega, (reper me origjinë shqiptare që jeton në Greqi).
Te gjithë mendojnë se ata janë në një lidhje dhe një koment i Fifit bëri të dëshmohet akoma më shumë, ndërkohë që i uron këngëtarët dhe tregon se është se lumtur për ta.
“Hajde për hajër na qoftë. E lumtur për ju”, ka shkruar Fifi.
Edhe Sin Boy ka publikuar një foto krah Rinës dhe fotoja duket se është shkrepur kohë më parë, pasi artistja ka flokët e zeza.
Gjithashtu një detaj që të bën të mendosh se janë në një lidhje, është edhe emri i tyre i njejtë në Instagram. /arbresh.info/
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve