Rina Balaj dhe Sin Boy publikojnë albumin “MM”

21:06 | 16 Maj 2020
A. B.

Rep-artistja dhe njëherësh këngëtarja, Rina Balaj, ka qenë aktive në rrjete sociale, për të paraqitur punën e saj në industrinë muzikore.

Ajo së bashku me të dashurin Sin Boy, kanë publikuar albumin e tyre të titulluar “MM”, shkruan portali arbresh.info

Albumi përmban 20 projekte muzikore, duke përfshirë edhe këngën “Gigi 2”.

Ky album u publikua në kanalin e AlphapopOriginal, në YouTube.

Ndërsa me videoklip kanë publikuar edhe këngën “GG”.

Dyshja tashmë kanë publikuar edhe disa bashkëpunime të tjera, por kjo e fundit “Gigi” cilësohet si njëra nga më të veçantat. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme