Rina Balaj dhe Sin Boy po vijnë me një projekt të ri muzikor

14:15 | 29 Janar 2020
A. B.

Ka tash e disa muaj që reperja nga Istogu, Rina Balaj, e ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me reperin Sin Boy.

Ndonëse ky i fundit është me prejardhje shqiptare dhe deri më tani jetoi në Greqi, tashmë duket se është rikthyer në Kosovë për të bashkëjetuar me partneren e saj, shkruan portali arbresh.info

Por, si duket çifti nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi ka paralajmëruar se po punon edhe në një tjetër këngë të përbashkët.

“Kënga e re???Kur Sin Boy?”, ka shkruar Rina.

Përveç jetës personale, të njëjtit janë duke punuar edhe në prurje të reja që do i sjellin së shpejti para publikut.

Ndërkohë që “Meredith” i Rinës ku në klip është edhe i dashuri i saj u prit mjaft mirë dhe ka kaluar shifrën e 2.2 milionë shikimeve në YouTube. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme