Google ADS

Rikthehet në YouTube ky projekt i vjetër i Dafina Zeqirit

23:32 | 9 Shtator 2020
Arbresh Info

Dafina Zeqiri njihet si njëra ndër këngëtaret më atraktive të vendit tonë.

Ajo së fundi ka lansuar këngën e saj më të re të realizuar bashkë me videoklip e të titulluar ‘Million Dollar’, të publikuar më 20 gusht të këtij viti, ku u klikua rreth 4.8 milionë herë.

Artistja vendosi që sot ta rikthejë në kanalin e saj në YouTube një këngë të saj më të vjetër, e të cilën e kishte publikuar më 2 korrik të vitit 2015.

Kjo këngë ishte në bashkëpunim me Dj Sardin e që titullohet ‘Te ti’.

Siç duket fansat e Dafinës mezi paskan pritur për t’a dëgjuar përsëri, dhe brenda dy orësh ky projekt mori mbi 30.000 klikime. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme