Google ADS

Rikthehet në skenë Michael Buble, hera e parë që nga diagnostikimi i djalit me kancer

14:28 | 14 Korrik 2018
Arbresh.info

Këngëtari Michael Buble ka dhënë një performancë emocionale në skenën e Barclaycard në Londër.

Kanadezi në shi këndoi për audiencën e tij hitet më të mëdha, transmeton portali arbresh.info. Por ai e kishte të vështirë të mbante lotët, në koncertin e tij të parë që kur djali i tij Noah, 4 vjeç u diagnostikua me kancer të stomakut.

Michael Buble dhe djali i tij Noah

Ai ka folur për herë të parë për kthimin në muzikë, pasi rreth dy vjet ishte larg skenës duke u ballafaquar me diagnozën e tmerrshme të djalit, i cili fatmirësisht ka marrë veten tërësisht.

“Janë bërë dy vjet që kur kam qenë në skenë. Sikur çdo njeri, natyrisht që isha i brengosur që nëse ajo që kisha dikur ka ikur tashmë. Por, pas dy këngësh, jam më mirë se sa isha më parë.

Ai mbajti lotët gjersa vazhdoi: “Nuk e di nëse është shiu apo  Frank Sinatra ai që tani po qan.

Michael gjithashtu ia bëri një dedikim të ëmbël djalit të tij me këngën You Are Always in my Mind (ti je gjithmonë në mendjen time), para se të sillte djalin në skenë.

42 vjeçari është i martuar me aktoren dhe këngëtaren argjentinase Luisana Lopilato, e njohur për publikun shqiptar me serialin ‘Rebelde Way’. Dyshja ka dy djem, ndërsa janë në javët e fundit të pritjes së ëmbël të një vajze./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme