Kompania më e madhe e të drejtave autoriale në vend, AVD Digital, ka rikthyer në YouTube super hitin “U harrum” të reperit Ledri Vula, këngë e cila u fshi ditë më parë nga ky kanal.
“U harrum” gjendet tashmë në YouTube me klikimet e njëjta, si dhe datë dhe kohë të njëjtë me ditën kur është publikuar.
Kompania AVD Digital, njëherit kompania e cila menaxhon shumë artistë të njohur të estradës për projektet e tyre muzikore në YouTube, sqarojnë se videoja është bllokuar dhe jo fshirë komplet, dhe kjo ka ndodhur ngase YouTube e ka cilësuar si një duplikim të dyfishtë, përllogaritur me një tjetër video ilegale e cila rridhte në YouTube me të njëjtin emër dhe titull.
Por, tani gjithçka është rregulluar, dhe kanali YouTube pranon vetëm një video të këngës “U harrum” të reperit Ledri Vula; atë që është e publikuar në kanalin zyrtar të reperit, i cili menaxhohet nga AVD Digital.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...