Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të luftoj kundër tij, kurrë nuk do të bëhemi më bashkë

22:39 | 18 Nëntor 2024
E.G

Vullnet Krasniqi dhe Drenusha Latifi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Gazetari ka përfshirë në këtë mes ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, i cili ka qenë edhe pjesë e këtij reality shou.

Ai nuk pajtohet me rastin e saj, duke thënë se po i përdorë fëmijët dhe se duhet të qëndrojë prapa fjalëve që ka thënë.

“Unë kam pritur për një kohë shumë të gjatë për të folur për këtë histori. Që në fillim jam afruar me Drenushën, pas daljes së Atillës, unë kam pritur për të folur për këtë histori. I kam lënë hapësirë asaj. Atë moment erdhi kur ne ishim në burg, duke dhënë shumë lloj epitete. Atë natë që liruam e shfrytëzova mundësinë. Nuk kam dashur të jem unë ai personi që ta shfrytëzoj atë histori”, u shpreh ai.

Këngëtarja thekson se nuk ka hyrë për atë akuzë dhe se nuk ka ardhur këtu për të luftuar kundër tij.

“Nuk jam hy me atë kauzën se e kam kryer atë. Nuk kam ardhur të luftoj kundër Atillës. Por për veten, për një femër që lufton vetë me dy fëmijë. Jeta ime nuk ka qenë hiç e lehtë pas ndarjes për shkak të komunikimit me babanë. Ajo që ka ndodhur në Suedi mbetet në Suedi dhe vazhdon atje. Unë kam thënë nëse arrijmë unë dhe Atilla të kemi një komunikim do ta bëj për fëmijët e mi, ta tërheq padinë në Suedi”, shtoi ajo.

Drenusha nuk po pajtohet me të dhe se i kërkon që të mos ndërhyjë në punët e saj me ish-partnerin. /Telegrafi/

 

Të ngjashme