Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili i është rikthyer muzikës, duke publikuar këngën e saj më të re “T’iqja”.
Diva e muzikës shqiptare bëri të ditur pak ditë më parë se ka vendosur t’i rikthehet muzikës me projekte të reja.
“T’iqja” është një këngë thumbuese për femrat e sponsorizuara, dhe është shkurtesë e emrit “Hatixhe”.
Muzika është realizuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vet Adelina Ismaili.
Diva kësaj radhe vjen mjaft e freskët dhe e kuruar në një klip të detajuar, që i përshtatet më së miri këngës.
Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit “Mate Films”.
Adelina jo pak herë ka shprehur realitetin në këngët e saj, dhe duket se ky ka qenë edhe qëllimi i projektit të ri, për të thumbuar shumë prej femrave të sponsorizuara të cilat janë pjesë e tregut. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...