Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra

21:52 | 3 Mars 2023
K.B

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Blasta është paraqitur për të parën herë në skenën e spektaklit të mbrëmjeve Prime, që pas daljes së tij nga shtëpia për shkak të djegies që morri aksidentalisht.

Ai ka thënë se të jetuarit brenda shtëpisë më të ndjekur të momentit e ka bërë atë që edhe pas daljes, përsëri ta ketë ndjenjën e të qenit në lojë.

“Këto ditë kanë qenë interesante për mua sepse edhe jashtë më ka përcjellë ajo logjika e lojës së BBVK-së, edhe me të afërmit e mi jam sjellë sikur me lojtarët brenda”, ka thënë Blasta.

“Vëllai im pas gjumit të parë që kam pasur në shtëpi, më ka hyrë në dhomë dhe më ka thënë ‘Blasta, kontrolloje mikrofonin’, dhe unë instinktivisht më erdhi ta kërkoja”, ka shtuar ai.

Pas lidhjes me shtëpinë, Artani i ka kërkuar edhe një herë falje Blastës për lëndimin e shkaktuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme