Alvisa dhe Bashkimi ishin dy konkurrentët e parë që dolën çift nga “Për’puthen”. Por lidhja e tyre duket se nuk zgjati shumë pasi vetëm pak javë më pas, Bashkimi lajmëroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në Instastory.
Bashkimi u rikthye në puntatën e sotme të “Për’puthen Prime” duke zbuluar arsyen e ndarjes.
Ai u shpreh se të njohësh dikë para ekranit është shumë ndryshe pasi teksa je në program harron jetën që është jashtë. Bashkimi gjithashtu tha se ndarja ishte paqësore dhe kurrësesi nuk ka qenë skenar.
“E kam thënë që dua ta njoh jashtë. Ta njohësh dikë para ekranit është shumë ndryshe. Ne menduam të dalim jashtë e ta provojmë. Por jo çdo njeri që pëlqen dhe ke ndjesi për të, është i duhuri për jetën. Nuk doja, ndodhi. Sa isha këtu, ndoshta veproja më shumë me ndjenja se me logjikë. Kur dolëm jashtë kishim më shumë logjikë. Këtu harron që ka dhe jetë jashtë.
I analizova disa gjëra. Ndarja ishte paqësore se kam komunikuar, jam takuar dhe kemi biseduar që më mirë më herët sesa vonë. Shumë njerëz kanë thënë se është skenar, ndërsa për mua ishte më e thjeshtë të ishte skenar që të postoja një herë në dy javë me të e të bëja jetën time”, rrëfeu Bashkimi./noa/
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale