Këngëtarja e njohur Ariana Grande dhe i dashuri i saj Mac Miller janë paraqiture së bashku në ndejën e organizuar nga Madonna për ndarjen e çmimeve Oscars.
Kjo është hera e parë që Ariana u fotografua në një dalje publike pas gjashtë muajsh, shkruan arbresh.info.
Muajin e kaluar, këngëtarja ka anuluar performancen e saj në Brit Awards 2018 e mbajtur në Londër për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa nuk ka postuar në rrjetet sociale që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.
Viti 2017 për këngëtaren 24 vjeçare ishte i ngarkuar me turneun, për herë të fundit të publik ajo u paraqit në shtator të vitit të kaluar në një koncert bamirësie.
Ndërsa, sipas gazetës the sun, Ariana është në bisedime me teatrin Brodway që të luaj rolin kryesor në ‘Wicked’./Arbresh.info/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren