Fansat gjithmonë kanë dashur një ribashkim ndërmjet Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, edhe pse të gjitha shenjat tregojnë se diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë.
Romantikët e pashpresë vazhdimisht duan që çifti i dikurshëm hollivudian një ditë ta rigjejë dashurinë dhe të bëhen sërish bashkë.
Aniston dhe Pitt u martuan në vitin 2000 pas lidhjes dyvjeçare, mirëpo u shkurorëzuan në vitin 2005, ndërkohë që hamshori hollivudian asokohe kishte nisur lidhjen me Angelina Jolie.
Madje edhe gjatë kohës sa Brad ishte në lidhje serioze me Jolie (gjatë viteve 2005-2016), vazhdimisht kishte pasur spekulime se aktori mbante kontakte të afërta me yllin e “Friends”.
Ndërsa kur lidhja e Pitt me Angelinan mori fund (në vitin 2016), si edhe pas dështimit të martesës së Jennifer me Justin Theroux (në vitin 2017) u rishfaqën thashethemet për ribashkim.
Dhe tash, në javët e fundit ka pasur spekulime të reja se dy ish-bashkëshortët po e rikthejnë romancën e tyre. Revista OK! ka raportuar se ata kanë kaluar çaste bashkë në shtëpinë e aktores që nga muaji shkurt i këtij viti.
Madje është thënë se ata kanë qëndruar bashkë në banesën e Aniston, si edhe kanë qenë në pushime bashkë. Sidoqoftë, përfaqësuesi i aktores e ka mohuar këtë duke thënë për Gossip Cop se gjithçka është e fabrikuar.
Sidoqoftë, me gjithë dëshirën e fansave për ribashkimin e tyre, romanca tek ish-çifti duket e vdekur tash për tash.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...