Këngëtarja e famshme Rihanna është emëruar ambasadore nga vendlindja e saj Barbadosi.
Artistja ka thënë se nuk mund të ishte më krenare për rolin e ri që i është dhënë nga qeveria e Barbadosit, transmeton portali arbresh.info.
Ylli, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme” e vendit të saj.
Roli përfshinë promovim të edukimit, turizmit dhe investimeve.
Kryeministrja Mia Amor Mottley tha se ajo ishte e nderuar që po jepte titullin.
“Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, veçanërisht në fushat e shëndetësisë dhe arsimit. Ajo gjithashtu tregon patriotizmin e saj në mënyrën se si ajo i jep përsëri këtij vendi dhe vazhdon ta çmojë ishullin si shtëpinë e saj”, tha kryeministrja në një deklaratë.
Rihanna është këngëtarja me shitjet më të mëdha të të gjitha kohërave, me 250 milionë rekorde të shitura globalisht.
Ajo gjithashtu ka shijuar suksesin si aktore, stiliste dhe tani po e lë namin me koleksionin e ri të makijazhit./Arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...