Google ADS

Rihanna shfaqet plot stil rrugëve të New York-ut

08:51 | 19 Qershor 2019
A. B.

Këngëtarja nga Barbados, Rihanna tash e një kohë është duke punuar në albumin e saj të ri.

Bukuroshja u pa në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy në New York, ku u shfaq me veshje sportive, shkruan portali arbresh.info

Biznesmenia 31 vjeçare, kishte të veshura veshje sportive me kapelë që ngjante në një vajzë ‘rebele’, teksa kishte të mbathura taka të markës Manolo Blahnik që njihen si tejet luksoze.

Ndryshe, albumi shumë i përfolur i saj do të jetë i nënti me radhë, i cili me gjasë do të quhet R9 dhe pritet që në fund të vitit ose në fillim të 2020 të jetë në duart e adhuruesve të këngëtares nga Barbadosi. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme