Këngëtarja nga Barbadosi Rihanna ka reaguar ndaj vrasjes së George Floyd nga policia e Minneapolis.
31-vjeçarja ka shprehur zemërimin e dhimbjen për vrasjen e tij me një shkrim të gjatë, ku përmend mënyrën si humbi jetën Floyd deri tek vetë vrasja, transmeton portali arbresh.info.
Bukuroshja e cila është e zëshme sa i përket barazisë qoftë racore apo gjinore, thotë se nëse vrasja e qëllimshme është pasoja për “droga” apo “rezistimi i arrestit” atëherë cila është pasoja e duhur për VRASJEN.
“Ditëve të fundit, magnituda e shkatërrimit, zemërimit dhe hidhërimit që kam ndjerë kanë qenë dërrmuese thënë më së paku! Shikimi i njerëzve të mi duke u vrarë dhe linçuar ditë pas dite më ka shtyrë në një vend të keq në zemrën time! Deri në pikën e qëndrimit larg mediave sociale, vetëm për shmangur dëgjimin e agonis në zërin e George Floydit, lutja e njëpasnjëshme për jetën e tij!!! Pamja e joshjes, gëzimit të pastër dhe klimaksit në fytrën e këtij vrasësi, derri, fanatiku, Derek Chauvin më përndjekë mua! Nuk mundem ta gëlltisë këtë! Nuk mund ta pranoj ambulancën që thirret për një arrest, një paramedik që kontrollon pulsin pa hequr gjënë që po e pengon atë! A është kjo dreqin normale??? Nëse VRASJA e qëllimshme është e duhura për “droga” apo “rezistim të arrestit”.. atëherë çfarë është pasoja për VRASJE???!, shkroi Rihanna.
Kujtojmë se protesta masive janë duke u bërë në tërë SHBA-të për vrasjen brutale të 46-vjeçarit në duart e policisë./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...