Rihanna ka njoftuar se do të lëshojë një linjë të brendshmeve për femra.
Këngëtarja e hitit ‘Diamonds’ 30 vjeçarja, e modeloi koleksionin e vet si ajo zbuloi detajet për koleksionin Savage X Fenty, të premten, shkruan arbresh.info.
Rihanna kishte të veshur sytjena ndërsa dukej mjaft joshëse në një imazh të ëmbël të postuar në llogarinë e Instagramit të Savage x Fenty.
Ndërsa në një video tjetër që njoftoi këtë bashkëpunimin paraqiten dy femra që mbanin të veshur të brendshme me ngjyra të lehta rozë.
Edhe pse nuk u dha një datë e veçantë e lëshimit, por Savage X Fenty premtoi se kjo linjë do të ‘vijë së shpejti’! në llogarinë e tyre në Instagram.
Rihanna më herët gjatë kësaj jave la të kuptohet që ajo do të lansonte një linjë të brendshme, pas ndarjes së të njëjtës fotografi së bashku me titullin misterioz, ‘A nuk i thanë ata?’
Këngëtarja nga Barbadosi kohë më parë lan soj edhe linjën e produkteve të bukurisë ‘Fenty Beauty’ ndërsa ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikorë./Arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...