Rihanna lëshon me qira vilën super luksoze, ky është çmimi

00:08 | 18 Korrik 2019
Arbresh.info

Janë publikuar foto nga vila super luksoze e Rihannas.

Këngëtarja e njohur, Rihanna, është një prej emrave më të pëlqyer e suksesshëm, shkruan lajmi.net.

Mirëpo njihet edhe si një ndër artistet më të pasura e cila posedon edhe një vilë super luksoze të cilën e ka lëshuar me qira me një çmim prej 28 mijë funte për muaj.

Objekti përmban një pishinë pranë shtëpisë, dhomë kinemaje, si dhe e gjitha me një dekor mjaft elegant.

Qiramarrësi i ri i shtëpisë mund të gëzojë gjashtë dhoma gjumi dhe të paktën tetë banjo.

Por, në qoftë se nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme për mysafirët në shtëpinë kryesore trekatëshe, ka edhe një bujtinë të veçantë ngjitur me një garazh.

Ka edhe dhoma të shumta gjumi dhe dhoma për argëtim, ndërsa është e vendosur dhe një piano e madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme