Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, u diagnostikua me koronavirus, por falë ndihmës së të bijës dhe mjekëve, është shëndoshë e mirë.
“Vajza ime Robyn, interesohej çdo ditë,” tha ai për The Sun. “Mendoja se do vdisja, të tregohem i sinqertë. Duhet t’i them se e dua shumë. Ka bërë kaq shumë për mua. I vlerësoj të gjitha.”
Sipas tij, Rihanna i dërgoi një ventilator në shtëpi dhe “i dha më shumë se ç’i duhej” për të luftuar sëmundjen që e trembi për vdekje.
“Kisha temperaturë në hundë. Kisha temperaturë në buzë. Temperaturë gjithandej,” tha Fenty. “Mendova më të keqen. Mendova se do vdisja.”
Pas dy javëve izolim në Paragon Isolation Center, Fenty u shërua nga virusi. Tani ndodhet në shtëpinë e ti në St. James.
“Qëndroni në shtëpi. Situata është serioze,” tha ai.
Rihanna ka dhuruar 5 milionë dollarë për fondacionin e saj Clara Lionel Foundation. Bashkë me Jay-Z, dhuruan nga një milion secili për të prekurit në Los Angeles dhe Neë York. Këngëtarja dhe CEO i Tëitter, Jack Dorsey, po bashkëpunojnë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje që mund të gjenden në rrethana të vështira gjatë pandemisë.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...