Sigurisht që kur bëhet fjalë për një emër kaq të njohur botëror siç është Rihanna gjërat duhen marrë seriozisht.
Këngëtarja ka hedhur në gjyq babain e saj për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me markën e saj “Fenty”.
Ajo e paditi babain në gjykatën e SHBA-së dhe mbi të rëndon akuza e shfrytëzimit të emrit të këngëtares me qëllim zgjerimin e biznesit të tij përsonal.
Sipas këngëtares së famshme botërore Ronald Fenty dhe një ndër partnerët e tij janë shprehur kudo se Rihanna është e lidhur me firmën e tyre, “Fenty Entertainment” duke marrë kështu fitime nga emri i saj.
Ata kanë mashtruar publikun dhe klientët duke ndikuar negativisht në markën kozmetike të këngëtares.
Firma “Fenty” nuk ka dalë ende në një deklaratë për shtyp për të folur në lidhje me padinë.
Në padi thuhet se këngëtarja i ka kërkuar gjykatës që të pengojë firmën që të përdorë emrin ‘Fenty’ për biznes:
“Të pandehurit vazhdojnë që të përdorin në mënyrë të rreme Rihannën për përfitime financiare dhe për të mashtruar publikun. Kjo sjellje dëmton jo vetëm paditësit por edhe publikun në përgjithësi, ndaj kërkojmë ndërhyrje gjyqësore.”- thuhet në padinë e siguruar “The Blast”.
Rihanna dhe babai i saj kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të ndërlikuar me njëri-tjetrin.
Ky i fundit e nisi biznesin e tij në Kaliforni me Moses Perkins dhe të dy bashkë kanë përdorur emrin e këngëtares për fitime financiare.
Ata kanë arritur të bëjnë marrëveshje edhe për koncertet e Rihanna-s me pretendimin se edhe ajo është bashkëpuntore e tyre dhe rrjedhimisht kanë marrë shuma të konsiderueshme parash.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...