Rihanna do të publikojë një album surprizë këtë vit teksa përgatitet të bëhet nënë për herë të parë.
Ylli shtatzënë është në rrugën e duhur për të nxjerrë albumin e saj të ri më vonë këtë vit, dhe do t’ua dedikojë fansave të saj.
“Kjo po ndodh. Rihanna do të lëshojë një album këtë vit. Ajo po përgatitet të publikojë këtë vit. Është gjithmonë diçka që ajo kishte planifikuar të bënte për fansat e saj. Ajo ka dëgjuar thirrjet e tyre për meloditë e saj të reja dhe e di se ata kanë pritur me kaq durim. Ajo është e emocionuar për t’u sjellë atyre diçka të re”, i tha një burim të përditshmes The Sun.
Burimi spekuloi se ky album i radhës mund të jetë i fundit i saj për ca kohë, transmeton Klankosova.tv.
“Pas kësaj, fokusi i saj do të jetë më shumë te amësia dhe perandoria e saj e bukurisë Fenty dhe modës që kanë qenë pasioni i saj”.
Albumi i fundit i Rihannës, ANTI, u publikua në vitin 2016. Albumi me 16 këngë është një nga albumet më të suksesshëm të këngëtares deri më sot.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...