Ricky Martin ka bërë një apel përmes një videoje në Instagram.
Ai kërkon të gjejë vëllain, i humbur në Porto Rico pas kalimit të uraganit Maria.
“Jam shumë i shqetësuar sepse nuk po arrij dot të lidhem me një nga vëllezërit e mi. Nuk e dimë ku është. Jam i sigurt që nuk jam i vetmi. Ka shumë njerëz që jetojnë jashtë ose në ishull, që nuk arrijnë të flasim me familjet e tyre për shkak të problemeve me komunikimin”, u shpreh ai.
Këngëtari me origjinë pikërisht nga ishulli i Karaibeve, i kërkoi 8.9 milionë ndjekësve të tij të kontribuojnë në fushatën për mbledhjen e fondeve që u lançua pak ditë më parë, për të rindërtuar ishullin e për të ndihmuar viktimat që shkatërroi Maria.
https://www.instagram.com/p/BZYDjNvlTCX/?taken-by=ricky_martin
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...