Aktori i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën 33-vite më të re Alejandra Silva. 68-vjeçari u shpreh se është njeriu më i lumtur në botë.
Ylli i ‘ Pretty Woman’ zhvilloi ceremoninë martesore në fermën e tij jashtë New York, transmeton arbresh.info nga Evening Standard.
“Unë jam njeriu më i lumtur në univers,”-tha Gere në një intervistë për Hello!, duke shtuar: “E si mund të mos jem… Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, të përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, e qeshur, e durueshme, e cila di të falë, që është një kuzhiniere e mrekullueshme dhe që bën sallatat më të mira në botë.”
Aktori shtoi se Alejandra është një nëna e mirë dhe ka prekje ëngjëlli: “Ju nuk mund të gjeni më mirë se kaq.”
Çifti u takua kur Gere qëndroi në një hotel në pronësi të familjes së Alejandras në Positano në Itali në vitin 2014./arbresh.info/
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024
Hamza takoi veteranët e UÇK-së në Skenderaj: Ju nderojmë sot...