Ditën e djeshme Ermal Hoxha ka marrë nga Gjykata dënimin me 10 vjet burg. Të gjitha mediat e publikuan lajmin për dënimin e nipit e Enver Hoxhës e po ashtu pati edhe një sërë lajmesh për bashkëshorten e tij, këngëtaren Rezarta Shkurta.
Lajme të shumta të cilat përqendroheshin tek reagimi i bashkëshortes së Ermal Hoxhës ndaj lajmit të dhimbshëm për familjen e saj, mediat shkruan se si ajo po argëtohej në darka dhe në Paris ndërkohë që burrin e saj e kishin dënuar me 10 vite pas hekurave.
Sot Rezarta ka shpërthyer ndaj mediave me një mesazh të gjatë, duke thënë në fund se të gjitha do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
“I di si i thone kesaj historie?
Mire problemi, po ste len rehat as mizat!
Gjate ketyre dy vjeteve, kam njohur boten, njerezit me shume sec kisha mundur ta beja per 28 vite jete. Kam njohur dashakeqesine e pangopur te gazetareve, per disa klikime e per disa komente te njerezve te frustruar ne jeten e tyre.
Pa marre fare parasysh cfare ndikimi mund te shkaktojne tek familjaret. Keto vite kam lexuar cmenduri te tipit “Ermali ne burg, Rezarta ne plazh” pa marre parasysh qe isha me familjen, apo “Ermali ne burg, Rezarta qesh”
Rezarta do qesh, do shkoj ne plazh sepse kam nje princeshe per ta rritur te lumtur, dhe do qesh sepse Ermalin e kam shendosh e mire dhe vendi ku ai ndodhet ka nje derë, e cila do hapet nje dite.
Dhe Per te ja vlen te presesh vitet qe me duken dite, mbase dhe nje jete te ter!
Kam ber durim me ju, nuk kam dashur te hap lufte sepse kam kuptuar qe shkrimet, sensacioni eshte pjese e punes tuaj!
Por tani e tepruat!
Per te gjitha shkrimet ku keni demtuar emrin tim, ku me keni ber me ferrari, helicoptera, e anije kozmike do te mbani pergjegjesi para ligjit!”
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?