Google ADS

Rezarta Shkurta feston Vitin e Ri në Nëntor!

14:13 | 5 Nëntor 2019
Arbresh Info

Edhe pse është akoma herët, duket se në shtëpinë e Rezarta Shkurtës festat e fundvitit kanë mbërritur.

Atmosfera e festave është shumë e dëshiruar nga të gjithë dhe duket se Hera e vogël nuk ka duruar dot më.

Ajo i ka kërkuar prindërve të dekorojnë pemën dhe ata nuk kanë mundur mos t’ja plotësojnë dëshirën. “Mbrëmja e djeshme në familjen tonë u mbyll kështu. Bebja jonë Hera, e ka vitin e ri kur të dojë, mami dhe babi nuk ja prish.

Gjithashtu mbrëmë shprehëm dhe dëshirat, kuptohet unë dhe Ermali ju lutëm Babagjyshit që viti i ri të na gjejë me disa kilogramë më pak. Ishalla këtë herë i merr në konsideratë lutjet tona”, shkruan Rezarta bashkangjitur videos, ku shfaqen të tre pranë pemës. Me këtë postim, Rezarta na solli pak nga atmosfera të gjithëve./express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme