Trishtohemi e frikësohemi nga realiteti në të cilin jetojmë. Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Marvi Mihali shkaktoi një reagim të gjërë në rrjetet sociale e në çdo ambient, nga emra të njohur dhe jo vetëm.
Një nga njerëzit që ka reaguar për ngjarjen shokuese ku humbi jetën i riu, është edhe këngëtari shumë i dashur për publikun Sidrit Bejleri.
Sidriti u bën thirrje prindërve që të kontrollojnë fëmijët për muzikën që dëgjojnë e nga e cila formohen, pasi u serviret, sipas tij, muzikë me tekste bastarde nga njerëz që s’dinë të shkruajnë as emrin e tyre.
Bejleri thotë se kjo muzikë po shkatërron brezin e sotëm, por jo vetëm.
REAGIMI I PLOTË
Nuk është hera e pare që e them:
Ju lutem prindër, kontrolloni fëmijët çfarë shohin dhe çfarë dëgjojnë, sepse këtu zë fill brumosja e tyre dhe ajo çfarë do bëjnë në të ardhmen. Po ju serviret “muzikë” që nuk është muzikë, nga njerëz që i thonë vetes “artistë”.
Tekste bastarde që i “shkruajnë” tipa që dyshoj në dinë të shkruajnë edhe emrin e tyre. Kuptojeni një herë e mirë që ata duan të shesin “muzikën” dhe “tekstet” e tyre, por po shkatërrojnë brezin e sotëm dhe jo vetëm. Fëmijë dhe adoleshentë që këndojnë me shpirt llumin që përçohet nga tregtarë të shpifur që në thelbin e ditës së tyre kanë vetëm paranë, duke harruar se kanë fëmijë vete ose do kenë një ditë.
Po na krijojnë modë dhunën, po na i thurin lavde drogës, prostitutave dhe lakuriqësisë. Po mundohen të na mbushin mendjen se e keqja është e mirë, se alkoli dhe droga të burrërojnë, se imoraliteti duhet të jetë kult i ditëve tona duke harruar që familja është e shenjtë dhe një ditë nuk do donin as ata që t’u cënohej.
Sot gjykoj si prind, por edhe si një person që para pothuaj 20 vitesh isha në moshën e atij djali që mbrëmë ndërroi jetë nga një zënkë banale…
Nuk do i uroja askujt të ishte në vendin e familjes së viktimës ose të vrasësit!
Kontrollojini që në fëmijëri!
Muzika është profesioni im dhe ndikon shumë, më besoni. Mesazhi i saj kthehet në mënyrë të jetuari dersa njeriu fillon dhe kupton realisht, pra piqet!
Të gjithë duam më të mirën për fëmijët tanë.
Gjërat e mëdha bëhen duke filluar nga të voglat!
Drejtojini tek e Vërteta, larg gënjeshtrave të përditshme që gjenerojnë vetëm urrejtje dhe shkatërrim të vlerave!
Helmimit të trupit edhe mund t’ja gjejmë ilaçin, por helmimi i shpirtit vetëm në një vend e ka shërimin… Me dashamirësi
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...