Ajo ka profilin e një vajze që ja del mbanë në çdo fushë fal forcës, vullnetit dhe pasionit të saj.
Albana Osmanin e kemi parë të shkëlqejë në gjithçka, si moderatore, piktore dhe drejtuese e një shoqate bamirësie. Emri i saj është bërë shumë i njohur edhe jashtë trojeve shqiptare dhe e kemi parë shpesh të bëhet pjesë edhe e kopertinave të revistave ndërkombëtare. Pak kohë më parë ajo u shfaq në një revistë gjermane dhe londineze, ku foli për të gjithë karrierën e saj dhe në veçanti për fondacionin “Ti je një luledielli”.
Së fundmi Albana është shfaqur edhe një revistë kulturore franceze, “Utopian Magazine”. Për Albanën ka qenë një kënaqësi e veçantë të bëhet pjesë e kësaj reviste, sepse drejtohet nga djali i profesorit të saj të liceut. Duke qenë se Albana është e specializuar në fushën e arteve vizive këtë herë ajo është shfaqur në profilin e një artisteje. /revistawho.com
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...