“Këngëtarja shqiptaro-suedeze është një nga ato që s’kalon pa u vënë re dhe albumi i saj R&B dhe Pop e vërteton më së miri. 28-vjeçarja publikoi një album të shkurtër të quajtur “King” dhe flet për fuqizimin e grave.”
Kështu e nis shkrimin revista e famshme Harper’s Bazaar për yllin e muzikës Dafina Zeqirin.
HB shkruan se s’mund të kishte moment më të përshtatshëm për publikimin e këtij projekti. Albumi është frymëzuar nga të gjitha gratë e famshme të botës që kanë shënuar histori, por më kryesorja thotë këngëtarja, është vetë nëna e saj e cila luftoi për të ndjekur ëndrrat në një vend si Kosova.
“Shpresoj që albumi t’i frymëzojë dhe t’u japë një energji pozitive gjithë mbretëreshave që e dëgjojnë. Dua që çdo grua të dijë që edhe ne jemi mbretër,” tregon Dafina. Albumi i saj quhet “King” dhe kënga e preferuar është “Told Ya”.
Kosovarja thotë se do të inkurajojë të rinjtë për të ecur gjithmonë para dhe se mund tia dalin vetëm me shumë punë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...