Pas shumë thashethemesh muajt e fundit, Iggy Azalea, e ka konfirmuar se është bërë nënë.
Përmes një postimi të publikuar në Instagram bëri të ditur se u bë nënë e një djali, transmeton portali arbresh.info
“Unë kam një djalë, po prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por mu duk sikur sa më shumë kohë kalon aq më shumë e kuptoj se gjithmonë do të ndihem e shqetësuar për të ndarë një lajm të madh si ky me botën”.
“Unë dua ta mbaj jetën e tij private, por kam dashur ta sqaroj se ai nuk është sekret dhe unë e dua atë përtej fjalëve”, ka thënë ajo.
Iggy nuk ka përmendur se kush është babai i tij në këtë postim.
Lajmi vjen pas një muaj kur u raportua se ajo mirëpriti fshehurazi një djalë me të dashurin e saj, reperin, Playboi Carti, 23-vjeçar. /arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...