Seven Saraci publikon shpesh projekte interesante muzikore, megjithatë ky i fundit, i cili titullohet “Nothing Changed”, duket se është më personali për këngëtarin dhe që ka marrë komente pozitive në masë.
Bëhet fjalë për një këngë, në të cilën reperi tregon për vështirësitë që ka kaluar familja e tij dhe të gjithë shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës me Serbinë.
Pjesë të klipit të këngës janë dhe këto sekuenca, që Seven i ka postuar në Instagram dhe që bashkangjitur me to shkruan:
“Unë kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në New York. Në 1996-ën familja ime u detyrua që të largohej nga shtëpia si pasojë e luftës politike që po shkatërronin shtetin. Kam parë shtëpinë e fëmijërisë teksa shkrumbohej. Kemi humbur gjithçka, miqtë, komshinjtë dhe familjen. Erdhëm në Amerikë pa asgjë tjetër përveç disa rrobave të futura në një çantë shpine dhe disa gjërave të tjera që arritëm t’i shpëtonim nga shtëpia. Fakti që u rrita në New York ka qenë një bekim. Në një qytet kaq ndryshe, me kaq shumë kultura, nuk mund të mos përfshihesha me rrymën. Unë kam lindur shqiptar, por New York-u më ka bërë njeriun që jam sot. Dua të falënderoj të gjithë fansat që kanë qenë me mua në këtë rrugëtim muzikor, prindërit e mi, historia muzikore e pasur e të cilëve ka rrethuar gjithë jetën time dhe më ka lejuar të kem zërin tim. Faleminderit. Çdo gjë që bëj e bëj për ju dhe uroj që një ditë t’jua shpërblej për çdo mundësi që më keni dhënë. Ndërsa për vendlindjen time, do ju tregoj të gjithëve, çfarë mund të bëjë një i ri refugjat nga Kosova në këtë vorbull të madhe jete. Faleminderit të gjithëve ju që më keni shoqëruar në këtë udhëtim.”
https://www.instagram.com/p/BzWCUtPnH7G/
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...
Atentat me armë zjarri në Vlorë -Plagosen 2 persona, njëri p...
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...