Reperi me origjinë shqiptare anulon koncertet, ka probleme shëndetësore

11:35 | 5 Korrik 2018
A. B.

Action Bronson, është reperi i njohur me origjinë shqiptare.

Ai nuk do të marrë pjesë në “Open Air Frauenfeld” këtë vit, për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Njerëzit e afërt të tij kanë treguar se Action nuk do të jetë i pranishëm në “Open Air 2018” për arsye shëndetësore, madje ai do t’i anulojë të gjitha koncertet.

Sipas një postimi në “Twitter”, organizatori shkruan se arsyeja është menisku i lënduar. Kjo vlen edhe për paraqitjen e tij në “Open Air në Frauenfeld”. Reperi shqiptar ka bërë të ditur se do jetë në koncertin “Sunny Hill Festival”, që organizohet në Prishtinë bashkë me Dua Lipën, por që tashmë asgjë nuk është e sigurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme