Reperi i njohur pozon me barkun e fryrë, thotë se është shtatzënë me albumin e tij

10:22 | 4 Shtator 2021
A. B.

Reperi i njohur mezi po pret që të dalë në shitje albumi i tij i ri “Montero”.

Por së fundi Lil Nas X ‘tërboi’ rrjetin kur u shfaq në disa imazhe ku dukej sikur të ishte shtatzënë, shkruan DailyMail transmetona arbresh.info

Reperi i njoftoi fansat e tij në TikTok se ishte “shtatzënë” me albumin e tij të parë në karrierë.

Muzikanti 22-vjeçar bëri shaka duke thënë se ‘foshnja Montero do të lindë më 17 shtator 2021’, teksa barku i tij ishte i rrumbullakosur dhe i buzëqeshte kamerës.

“Unë thosha: ‘Oh Zoti im, kjo është e mahnitshme’, kështu që unë menjëherë thirra stilisten time”, kujton ai, duke shtuar: “Ajo ishte si: ‘Wow, kjo e gjitha vjen së bashku. Albumi juaj. Foshnja juaj’. Unë thosha: ‘Po, ky është fëmija im, a?’. [si] një shaka. [Ajo] ishte si: “po, ju duhet të bëni një xhirim shtatzënie”, kujton reperi.

Kujtojmë se, të mërkurën, Nas konfirmoi se Sir Elton John dhe Miley Cyrus janë paraqitur në albumin e tij të ri ndërsa ai publikoi listën e këngëve në Instagram. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme