Google ADS

Reperi i njohur merr Pasaportën e Shqipërisë

00:58 | 21 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Në mesin e shumë kosovarëve që janë pajisur me pasaportën e Shqipërisë, është edhe reperi i njohur Genc Prelvukaj.

Artisti sot shfrytëzoi rrjetet sociale për të njoftuar të gjithë ndjekësit që ai ka marrë pasaportën e cila në shtëpinë e tyre mungoi për 100 vjet.

“Ne shtepine tone ky dokument mungoi per 100 vite rresht. I fundit qe e kishte, ishte stergjyshi Mehmeti.
Per mua, ky nuk eshte vetem dokument udhetimi, eshte dicka me shume, eshte shpirterore. E kam dashur Shqiperine si femije dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Eshte kultura e trasheguar ne shtepi me shekuj. Shume nga paraardhesit e mi kane rene ne fushebeteje per Shqiperine dhe ne jemi edukuar ne ate fryme.
Kam qene cdohere qytetar i saj, me emocion dhe zemer ndersa nga sot jam edhe me dokumentet e saj.
Sot kam marre pasaporten e Republikes se Shqiperise”, ka shkruar ai.

Genci është vetëm njëri ndër të famshmit që ka marrë këtë dokumentacion të rëndësishëm për të lëvizur i lirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme