Google ADS

Reperi i njohur amerikan rezulton pozitiv me koronavirus

23:11 | 3 Prill 2020
A. B.

Reperi amerikan YNW Melly ka rezultuar pozitiv me koronavirus në burg.

Pas konfirmimit se doli pozitiv me COVID-19, përfaqësuesit e tij ligjor kanë kërkuar lirimin e tij me kusht deri të kurohet, shkruajnë mediat e huaja transmeton portali arbresh.info

Lajmin për diagnostikimin e tij me koronavirus e kanë konfirmuar edhe faqet e tij në rrjete sociale, ku përmendet kërkesa për lirimin e tij me kusht.

Kujtojmë se 21-vjeçari (emri i vërtetë Jamell Demons) u arrestua dhe u akuzua për vrasjet e reperëve, Anthony Williams (21 vjeçar) dhe Christopher Thomas Jr (19 vjeçar) në tetor të vitit 2018./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme