Rëndohet situata/ Hyseni kërcënon produksionin: Nëse e ke bërë ti moj Olsa Muhameti…

18:53 | 7 Nëntor 2021
F.T

Pak ditë më parë Alvisa tregoi se dikush e kishte kërcënuar që do i publikonte disa video me Bashkimin nëse nuk do të dilte nga “Përputhen”. Më vonë u tha që personi që fshihej pak kërcënimit ishte ish-i dashuri i saj, Hysen Rama.

Mbrëmjen e djeshme Hyseni ishte në një video live për “Përputhen Prime”, ku iu përgjigj këtyre akuzave. Ai i mohoi të gjitha dhe tha se ka qenë i lidhur me Alvisën dhe gjatë kohës së tij në program.

Nga ana tjetër, konkurrentja deklaroi se Hyseni e kishte kërcënuar, përndjekur dhe dhunuar gjatë lidhjes. Ajo tha se i kishte ruajtur kontaktet me të prej frikës.

Hyseni i ka mohuar këto akuza dhe së fundmi ka publikuar në rrjete sociale një video të bërë 5 minuta para “Përputhen Prime”, ku dëgjohet një bisedë me Alvisën, raporton dailyxing.

Konkurrentja shprehet se produksioni e ka detyruar të thotë që Hyseni e ka kërcënuar që të lërë programin.

Alvisa: Si je? Mirë?

Hyseni: Ça ke?

Alvisa: Më lajmëruan nga produksioni që do futesh ti, çfarë ke për të thënë?

Hyseni: Të vërtetat e mia, ato që m’i hodhe mua kundra për të larë kokën tënde. Më bërë mua si mashtrues, si kërcënues

Alvisa: Më dëgjo, nuk të kam bërë unë, të ka bërë produksioni

Hyseni: Një nga ju do mbajë përgjegjësi se unë nuk jam kërcënues. Vetë më the më thuaj çfarë të bëj që të mos i hedh ato video, të thashë të largohesh nga emisioni se ta paguaja unë gjobën

Alvisa: E di

Nisur nga kjo, Hyseni ka paralajmëruar publikisht autoren e programit, Olsa Muhametin duke i thënë “Vetë me gojën e saj e thotë që ka gënjyer produksioni jo unë. Nëse e ke bërë ti moj Olsa Muhameti, do mbash përgjegjësi që ça nuk keni sajuar aty për të marrë klikime e vëmendje. Sa të pafytyrë paskeni qenë! Gënjeni për lloj lloj gjërash vetëm që të dilni mirë në publik. Përdorët gurin e fundit se e dini që publiku mbështet personat që dhunohen, po në jetën time nuk njihet fjala dhunë dhe nuk e kam bërë kurrësesi atë veprim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme