“Masterchef” ka qenë një nga emisionet më të ndjekura në “Top Channel”, i cili për tre sezone radhazi mbajti të mbërthyer para ekranit publikun shqiptar.
Renato Mekolli, Sokol Prenga dhe Fundim Gjepali ishin tre shefat kryesorë, pjesë e jurisë së këtij programi, të cilët këshillonin e kritikonin të gjithë konkurrentët pjesëmarrës. Edhe pse prej kohësh është menduar se emisioni kaq shumë i dashur nga publiku nuk do të rikthehej, për të gjithë ju kemi një lajm të mirë.
Shumë shpejt do të ketë një “Masterchef Albania Junior”, këtë herë në ekranin e Televizionit Shqiptar.
Burime për Blitz.al tregojnë se drejtuesit e televizionit kanë menduar që të ketë përsëri pjesë të jurisë shefin e njohur Renato Mekolli, i cili ende nuk ka dhënë një përgjigje definitive për këtë propozim.
Aktualisht ai është i angazhuar me biznesin e tij në kryeqytet, shkruan blitz.a, kohët e fundit e kemi parë shpesh të publikojë foto me fëmijët, në të cilat tregon se si u mëson atyre disa sekrete nga kuzhina.
Duket se Renato i ka shumë të mira marrëdhëniet me fëmijët e pa diskutim që ky program do t’i shkojë më së miri.
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...