Remzie Osmani zbulon më në fund të vërtetën e sherrit me Shkurte Fejzën

23:52 | 25 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Remzie Osmani tregon arsyen pse Shkurte Fejza nuk i erdhi në dasmë dhe pse nuk e bënë pjesë të këngës “Shoqet”

Marrëdhënia mes vajzave të fshatit Mushtitsht të Kosovës ka bërë gjithnjë bujë në mediat rozë.Kjo për shkak të ulje-ngritjeve mes Shyhrete Behlulit, Shkurte Fejzës. Remzie Osmanit dhe Motrave Mustafa.

Pak javë më parë, motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli u bënë kryetituj të lajmeve rozë për shkak të “konfliktit” për vjedhjen e një kënge nga të dyja palët.

Nga ana tjetër, marrëdhënia e Shkurtes dhe Shyhretes prej vitesh tashmë vijon të jetë e prishur.

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” Remzie Osmani ka treguar arsyen e mungesës së Shkurtes në dasmën e djalit të saj, pak muaj më parë.

“Shkurtja nuk ka ardhur sepse 1 ditë para dasmës i ka ndërruar jetë një familjarja vet. Dhe te ne ka ardhur Gresa dhe unë e falenderoj shumë! Nuk ka pasur probleme të tjera!”, – tregoi Remzia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme