Google ADS

Remzie Osmani vjen me një thënie interesante për artin

22:56 | 3 Qershor 2019
Trina Galanxhi

Këngëtarja Remzie Osmani ka marrë shumë komente interesante në një thënie të saj për artin në Instagram.

E njohur si një këngëtare që ruan etnosin e Kosovës dhe këndon kryesisht muzikë popullore, duket se Remzie Osmani ka treguar se ajo ka njohuri më të mëdha për artin.

“Ashtu si dielli që u jep ngjyrë luleve, kështu dhe arti i jep ngjyrë jetës”, ka shkruar ajo në këtë postim, të cilin e ka përcjell edhe me një fotografi.

Ndryshe, Remzia kohëve të fundit më shumë është përfolur në media për dasmën e djalit të saj sesa për ndonjë këngë të re.

Megjithatë, ajo në disa intervista ka paralajmëruar se do të sjell këngë të tilla.

https://www.instagram.com/p/ByQh1pRjYfd/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme