Këngëtarja, Remzie Osmani është njëra ndër më të preferuarat e muzikës popullore në trojet shqiptare.
Në një lidhje me Skype për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, këngëtarja ka rrëfyer për fillimet e karrierës, zgjedhjen për të kënduar muzikë popullore e deri te statusi i gjyshes.
“Unë tani kam filluar me këngën popullore dhe kam tentuar ndryshe. Edhe pse kam kënduar ndonjëherë balada, po nuk e shoh veten nëpër festival. Edhe më ka pëlqyer më shumë kjo muzikë. Unë gjithmonë e kam një shprehje e them. Në çdo dasmë sado të kesh muzika të tjera, kur fillon popullorja të gjithë ngrenë duart. I zien gjaku dhe kjo është e vërteta”, u shpreh Remzie Osmani.
“Habitem se si rinia i di të gjitha këngët tona. Është emocionuese. Në Shqipëri janë sikur e kanë më të lirë qasjen te artisti, ndërsa në Kosovë janë më të turpshëm. Nuk e thonë fjalën dhe kërcejnë më ngadalë. Në Prishtinë dalin, kurse në vendet e tjera dalin pak më pak”, shtoi ajo.
Ajo ka treguar se në fillimet e karrierës është turpëruar kur i jepnin lekët, teksa u shpreh se nga mosha 23-vjeçare ka filluar koncertet me pagesë.
“Unë kohë më parë dhe deri në moshën 20 vjeçare jam turpëruar kur më jepnin lekët. Më vinte zor kur më jepnin lekët. Këndonin këngë patriotike dhe këtë e bënim se donim. Nga mosha 23 vjeçare kam filluar koncerte me pagesë dhe më tej kam pasur turp. Prap bëj lëshime, për mua e rëndësishme ishte të dilja te publiku”, tha këngëtarja.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...