Reagon Sindi:Unë me Seldin nuk jemi ndarë

10:45 | 4 Shkurt 2021
S D

Në ditëlindjen e Sindit, Seldi gjeti rastin të bënte edhe lidhjen publike nëpërmjet një fotoje ku çifti puthej në buzë.

Para disa javësh ata të dy u përfolën për ndarje, pasi fshinë nga rrjete sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram. Më pas Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë që ishin ndarë dhe e gjithë kjo ishte faji i saj.

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, u shpreh Sindi.

Mirëpo, duke qenë se fotot me njëri-tjetrin në Instagram nuk u rikthyen, disa prej ndjekësve besuan se çifti ishte ndarë përfundimisht.

 

 

Dikush i shkruan Sindit në Instagram: “Je ndarë nga Seldi ëëë.. Ju ndërron si çorapet.”

“Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?”- ia kthen ajo, duke lënë të kuptohet se janë ende bashkë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme