Brad Pitt nuk është aspak i kënaqur nga intervista e Angelina Jolie të dhënë së fundmi për “BBC World News”.
Protagonisti i “Allied” nuk e ka pritur aspak mirë shpërthimin e lotëve të aktores teksa ka folur për ndarjen e shumëpërfolur.
“Brad është zhgënyer nga intervista e Angelina”, ka thënë një burim për “HollywoodLife.com”.
“Ai nuk mendon se ajo është viktima në gjithë këtë dramë të krijuar. Ajo çfarë Brad kërkon momentalisht është finalizimi i divorcit dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare për të takuar fëmijët”.
Në një intervistë të publikuar ditën e diele, Jolie ka folur rreth ndarjes së saj nga Pitt, ku është shprehur.
“Nuk dua të flas shumë rreth kësaj ndarjeje përveçse të them që ishte një kohë shumë e vështirë por ne jemi një familje dhe gjithmonë do të jemi një e tillë”, tha burimi.
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës