Reagon nëna e Era Istrefit: Era është e pakrahasueshme me Ritën dhe Duan

00:25 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

loganin “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën” që është publikuar sot me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nga “Image of Kosova”, duket se nuk e ka pritur mirë nëna e këngëtares Era Istrefi.

Në një prononcim për Gazetën Express, grupi “Kosova 10”, ka thënë se arsyeja pse Erën nuk e kanë futur në këtë listë është se ajo nuk është e “kalibrit të Ritës dhe Duas sa i përket muzikës”.

Pas kësaj deklarate, nëna e Erës, Suzana Istrefi, ka reaguar për Express, duke thënë se ata njerëz nuk janë më të mençur, sesa ata që e kanë futur Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar.

“Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizajnu/ shkru edhe se unë, e kanë shti Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar, e ata që nuk e kanë shti hiç nuk është problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas. Pse është i pakrahasueshëm sepse e dimë të gjithë”, tha Istrefi duke shtuar se Era është e vetmja që ka arritur që direkt nga një vend i vogël si Kosova të bëhet e njohur në tërë botën.

“Prej një vendi të vogël një sukses që e ka arrit Era, deri sot nuk e ka arrit asnjë artist, asnjë artist i filmit as muzikës popullore, as pop, ama bash kërkush. Dua dhe Rita kanë arritur shumë po prej një vendi që është njëri prej vendeve ma me perspektivë dhe ma të zhvillum në botë. Unë jam ajo nana më krenare në botë që asnjë nanë nuk e ka përjetu suksesin e fëmiut të vetë si unë, u shpreh për fund Suzana Istrefi, nëna e dy këngëtareve shumë të suksesshme të momentit, e cila edhe vetë dikur ka kënduar .

ri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme